Përfaqësues të Partisë Demokratike shkuan në Kamëz për të bërë publik
shqetësimin e saj për atë qe e cilëson si fushatë ndëshkimore të
Qeverisë kundër demokratëve të Kamzës pas arrestimit të kryetarit të
Bashkise Xhelal Mziu.

Për rastin konkret Partia Demokratike ka hedhur dyshime per implikime politike ne trajtimin e çeshtjes nga policia.

Arrestimi i z.Xhelal Mziu, kryetarit të Bashkisë Kamëz, i zgjedhur dy herë radhazi me përkrahjen e madhe të popullit të kësaj Bashkie, bërë në kushtet e një terrori policor dhe i shoqëruar me manipulimin mediatik, me shpifje mbi bashkëshorten dhe familjen, ngre pikëpyetjet e para mbi implikimet politike të këtij procesi. Fillimi në këtë mënyrë i procesit na bën t’i marrim me shumë rezervë të gjitha provat e pretenduara më pas”, u shpreh Ristani.

Duke theksuar se Partia Demokratike nuk mbron asnje shkeles ligji, zoti Ristani tha se njekohesisht opozita eshte e vendosur te mos lejoje fushata të spastrimit politik për eliminimin e kundërshtarit.

“Ngjarjet e kohëve të fundit në Kamëz tregojnë për një angazhim të turpshëm të strukturave të policisë dhe të Partisë Socialiste në një fushatë ndëshkimi ndaj demokratëve në këtë zonë dhe ndaj Bashkisë, vetëm e vetëm, sepse këtu demokratët kanë qenë, janë dhe do të jenë, shumicë, qëndrestarë e të papërkulur. I kujtojmë sot Kryeministrit dhe veglave të tij qorre, se do të mbajnë përgjegjësi deri më një, për gjithë shkeljet, abuzimet dhe dhunimet që po shkaktojnë këto ditë në Kamëz. Z. Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po nxit një zemëratë popullore, nga e cila ai vetë do të digjet”, tha Ristani.

Top Channel