Basha: Një fillim i ri për PD-në

26/12/2013 00:00

Në 23-vjetorin e themelimit të degës së Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për një fillim të ri dhe hapjen e kësaj partie.

Ai akuzoi qeverinë Rama, që sipas tij, po e con vendin në recesion dhe drejt destabilitetit. Basha kujtoi në Durrës edhe Sokol Olldashin, për të cilin tha se është një figure e ndritur e PD-së.

“Bashkimi dhe ribashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar, qëndruar, që kanë mbajtur të fortë dhe të pathyeshme Partinë Demokratike, që janë ringritur nga humbjet, që kanë qenë protagonistë të rikthimit të Partisë Demokratike në forcë të madhe të qeverisjes dhe ndryshimit të Shqipërisë. Bashkim dhe ribashkim në respekt të dinjitetit dhe personalitetit të secilit. Bashkimi me ‘B’ të madhe është detyra jonë, është objektivi ynë, është apeli dhe direktiva ime për të gjithë demokratët dhe demokratet nga më i pari tek më i riu. Qeverinë që po projekton varfërim dhe papunësinë për shqiptarët, qeverinë që nëpërkëmb dhe kërcënon cdo ditë demokracinë, Kushtetutën dhe ligjin, qeverinë që është përgjegjëse e drejpërdrejtë për 2-3 fishimin e krimit, pasigurisë për jetën dhe pronën e shqiptarëve, qeverinë që ka gjymtuar administratën, qeverinë që rrezikon recesionin dhe destabilizimin”, tha Basha.

Top Channel