Aktivistja e “Femen” zhvishet në Katedrale

25/12/2013 00:00

Protestat e aktivisteve të “Femen” gjithmonë kanë qenë të vecanta, aq sa historisë së lindjes së kësaj lëvizjeje iu kushtua edhe një dokumentar që bëri premierën e tij në Festivalin e Filmit në Venecia.

Por grupi nuk ndalet, as për Krishtlindje. Protesta e radhës e femrave që zhvishen në shenjë kundërshtimi ndaj Vatikanit për qëndrimin e këtij të fundit kundër abortit, u bë në Katedralen e Këlnit në Gjermani, pikërisht gjatë meshës  së Krishtlindjes.

Një video e postuar në internet tregon aktivisten e “Femen” gjysmë të zhveshur me mbishkrimin “I’m God” (Unë jam Zoti)…për të Krishtlindja kaloi në qeli, mqs u arrestua fill pas protestës.

“Femen” lindi në Ukrainë para dhe gjatë kampionatit europian të futbollit Euro2012, si një lëvizje që kundërshtonte rritjen e prostitucionit me rastin e këtij evenimenti.

Top Channel