" /> ">

Kinë, pranë lejimit fëmija i dytë

24/12/2013 16:35

Kina pritet që të bëjë shumë shpejt të mundur për shumicën e qytetarëve të saj që të kenë një fëmijë të dytë, informoi të martën agjensia “Xinhua”

Sipas raportimit, aktualisht po përpunohet një projektligj i ri, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi në pranverë.

Ndryshimi ligjor pritet të bëjë të mundur për çdo prind që është fëmijë i vetëm, pasjen e një fëmije të dytë.

Duke qenë se në bazë të politikës aktuale, e cila kufizon rreptësisht lindjen e vetëm një fëmije për çift, shumica dërrmuese e brezit të 20-40 vjeçarëve janë fëmijë të vetëm, pritet që nga ndryshimet ligjore të përfitojnë shumica e çifteve të martuara.

Në bazë të ligjit aktual lejohet vetëm lindja e një fëmije për çift. Për fëmijën e dytë duhet marrë një autorizim ose nëse gruaja ngel shtatzanë pa autorizim, prindërit duhet të pagujnë një gjobë të rëndë për të shmangur abortin e detyruar.

Fëmija i tretë i çiftit nënshtrohet automatikisht abortit, ndërsa përjashtim bëjnë nga ligji aktual binjakët ose lindjet me më shumë se dy fëmijë njëkohësisht.

Me 1,35 miliardë banorë, Kina është vendi më i populluar i botës, por politikës së kufizimit të lindjes në vetëm një fëmije duket se po i vjen fundi, për shkak të shqetësimit të autoriteteve për plaken e vazhdueshme të popullsisë.

Top Channel