I burgosuri pret gjenitalet në shenjë proteste

24/12/2013 17:00

Një i burgosur me vdekje në Kenia preu gjenitalet, i dëshpëruar pasi mësoi se i ishte refuzuar falja presidenciale, raportoi të martën “Daily Mail”.

I dënuar për vrasje, Francis Karuri ndodhet prej 15 vitesh në burg, në pritje të ekzekutimit të tij.

Megjithatë, Karuri kishte nisur të shpesonte për falje, pasi është e zakonshme që në këtë vend afrikan të shpallet një amnisti e përvitshme në prag të festave të fundvitit.

I burgosuri priti deri në publikimin e listës së atyre që përfitonin falje apo ulje të dënimit dhe emri i tij nuk ishte i përfshirë.

Në shenjë proteste, ai preu gjenitalet duke thënë se nuk do t’i nevojiteshin më meqë nuk do të dilte kurrë prej burgu dhe vazhdoi të punonte për disa minuta, përpara se të humbte ndienjat.

13 orë më pas, ai u zgjua në një spital, ku mjekët mundën t’i shpëtonin jetën e kërcënuar nga hemoragjia, por pa i riqepur me trupin penisin, i cili kishte humbur funksionet vitale pas kohës së gjatë të mbetur pa gjak.

Pas rikuperimit, Karuri do të rikthehet në burg ku do të vazhdojë të presë ditën në të cilën do të caktohet ekzekutimi, vetëm se këtë do ta bëjë pa një pjesë të vetes…

Top Channel