Për 1600 dosje Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë është në proces të shpalljes së moskompetencës, duke ndërprerë kështu shqyrtimin për t’ia kaluar Gjykatës Administrative.
Këto vendime bazohen në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, e cila shprehet se ‘Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve të cilat përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimi”.
Në vendim thuhet se ‘Gjykata Administrative është kompetente edhe për cështje ku padia, anikimimi ose rekursi është depozituar përpara datës 4 nëntor”, cka detyron gjyqtarët të heqin dorë nga shqyrtimi i cdo cështjeje që ishte në fazë gjykimi.
Megjithatë ajo që ka shkaktuar paqartësi mësohet se është një tjetër vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili i lë për kompetencë gjyqtarëve civilë cështjet e pronësisë me të paditur Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në këtë pikë gjyqtarët janë në pritje të zbardhjes së vendimit unifikues për të vendosur më tej se cfarë do të bëhet me këto cështje administrative.
Por edhe vetë Gjykata Administrative ka hequr dorë nga jo pak cështje që i janë adresur asaj, por që sipas gjyqtarëve nuk janë kompetence e kësaj gjykatë. Sipas tyre ka ende mungesë informacion i nga qytetarët për mënyrën se si dhe ku duhen adresuar paditë civile. Këto vendime janë dhënë për ato padi marrëdhënie pune, ku palë e paditur janë ndërmarrjet shtetërore me statusin “Shoqëri Anonime” si për shëmbull ndërmarrje si KESH, Operatori i Sistemit të Transmetimit ose Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve.
Ndërkohë që për gati 50 të tjera Gjykata Administrative ka vendosur kthim të akteve duke qenë se qytetarët në paditë administrative që depozitojnë nuk janë të informuar mjaftueshëm se bashku me pretendimet duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin përkatës.
Top Channel