Urimi për ushtarët në Afganistan

23/12/2013 00:00

Në prag të Krishtlindjeve, Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e
Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një sallë të mbushur plot me familjarët e
ushtarëve tanë paqeruajtës në Afganistan kanë zhvilluar një
videokonferencë.

“Eshtë krenari që ne një vend i vogël, përmes jush mund të jemi krah aleatëve tanë të mëdhenj dhe është privilegj për mua dhe nder që ky pozicion më jep mundësinë të komunikoj me ju dhe t’ju uroj gëzuar festat, shëndet dhe sukses në këtë mision jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbarë botën”, tha Rama.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli,shprehu mbeshtetetjen dhe besimin qe ka Qeveria mbi forcat ushtarake ne Afganistan. Ne kete videokonference, femijet i kane uruar nga larg gezuar festat, baballareve te tyre.

Ne perfundim te ketij bashkebisedimi, Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kane shperndare dhurata per femijet e ushtareve paqeruajtes ne Afganistan.

Top Channel