Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Simpsons mbushin plot 24 vjeç. Askush s’i ka shpëtuar ndjekjes qoftë edhe të një serie të vetme të filmit vizatimor, ndërsa ndjekësit e rregullt ndoshta më mirë njohin shtëpinë e Simpsons se sa të tyren.
Shtëpia e Simpsons s’është vetëm fantazi. Ajo ekziston vërtet. Në Henderson, në Nevada të Shteteve të Bashkuara është ndërtuar në vitin 1997 një banesë e tillë.
Arkitektët dhe inxhinierët që e ndërtuan atë në atë kohë, ndoqën mbi 100 seri të filmit vizatimor duke kapur cdo detaj të shtëpisë. Kompania që e ndërtoi e kishte konceptuar si pjesë të një cmimi promocioni, por në vend të banesës, fituesi i cmimit zgjodhi paratë.
Që prej asaj kohe, shtëpia është përdorur për marketing nga shumë kompani, përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj si “Pepsi” apo “Fox”.
Top Channel