Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve Kryeministri britanik, David Cameron arsyetoi qëndrimin hezitues ndaj kandidaturës së Shqipërisë në konferencën nacionale për shtyp, në përfundim të samitit 2-ditor europian.
Pasi përmendi takimin me kryeministrin Rama, Cameron shpjegoi se BE duhet të nxjerrë mësimet nga zgjerimi i fundit, duke forcuar rregullat për periudhat tranzitore të anëtarësimit.
“Për Shqipërinë ne nuk po e mbështesim statusin kandidat tani. Siç e mbani mend, ka disa hapa për t’u ndjekur përpara se të bëhesh anëtar.
E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por mendoj se hapa të mëtejshëm duhen ndjekur përpara se statusi kandidat të jetë i përshtatshëm.
Këto hapa duhet t’i përdorim me çiltërsi për të inkurajuar vendin për masat ndaj korrupsionit, masat ndaj krimit të organizuar, për praktikat e duhura ligjore, për sundimin e ligjit.
Pra, siç e thashë, kjo është mundësia që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet një politikë mjaft e mirë dhe ne duhet të sigurohemi se kjo do të ndodhë në rastin e Shqipërisë.
Ne jemi pro zgjerimit, por kur shohim nga e ardhmja, unë nuk dua që të përsëriten lëvizjet e mëdha të njerëzve siç i kemi parë. Ne duhet të mësojmë nga historia.
Zgjerimi ka qënë një sukses, kontrolli tranzitor ishte i suksesshëm, por jo kur përdorej nga vendet dhe unë debatoj që të vemi një hap më tej për kontroll më të fortë tranzitor”, ka deklaruar Cameron.
Periudha tranzitore zbatohet përgjatë 7 viteve që pasojnë anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Europian. Në të parashikohet aksesi i krahut të punës në mënyrë të përshkallëzuar, sipas specializimeve, në tregun europian.
Top Channel