Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Warren Buffett ka fituar rreth 37 milionë dollarë në ditë gjatë vitit 2013, sipas përllogaritjeve të bëra nga “Wealth-X”, duke u listuar si miliarderi me fitimet më të larta gjatë këtij viti.
Me një fitim prej 12,7 miliardë dollarë në 2013-n, vlera neto e investitorit legjendar miliarder dhe filantropistit të njohur në fund të këtij viti kap shifrat e 59,1 miliardë dollarëve.
E megjithatë, Buffett nuk është miliarderi më i pasur në listë, pasi ky “titull” i shkon liderit të Microsoft-it, Bill Gates, i cili i ka shtuar pasurisë së tij personale edhe 11,5 miliardë dollarë gjatë 2013-s, duke e përfunduar këtë vit me një total asetesh prej 72,6 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë të listës është manjati amerikan i kazinove, Sheldon Adelson, i cili ka grumbulluar 11,4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013 nga pronat e tij të lojrave të fatit në Las Vegas, Macau dhe Singapor. Fitimi neto i tij përllogaritet në më shumë se 35 milionë dollarë.
Individët e tjerë në listën e “Top 10” kanë fituar së bashku 101,8 miliardë dollarë gjatë 2013-s, me një mesatare prej 10,2 miliardë dollarë secili. Pasuria e përgjithshme e 10 më të pasurve të botës, tashmë kap vlerën e 347 miliardë dollarëve, nga 245 miliardë dollarë që kanë pasur në Janar të 2013-s.
Mesatarisht, ata kanë fituar nga 29 milionë dollarë në ditë, gjatë këtij viti, duke e shtuar pasurinë e tyre me 41,6% dhe duke lënë shumë larg fitimet prej 24% të Standard & Poor’s 500 këtë vit.
Ja dhe lista e 10 personave me fitimet më të larta në 2013:
Renditja – Emri – Fitimet 2013 – Neto Dhjetor 2013 – Neto Janar 2013
1 – Warren Buffett – 12.7 – 59.1 – 46.4
2 – Bill Gates – 11.5 – 72.6 – 61.1
3 – Sheldon Adelson – 11.4 – 35.3 – 23.9
4 – Jeff Bezos – 11.3 – 34.4 – 23.1
5 – Mark Zuckerberg – 10.5 – 24.7 – 14.2
6 – Masayoshi Son – 10.3 – 19.1 – 8.8
7 – Sergey Brin – 9.3 – 30.0 – 20.7
8 – Larry Page – 9.3 – 29.9 – 20.6
9 – Lui Chee Woo – 8.3 – 19.6 – 11.3
10 – Carl Icahn – 7.2 – 22.1 – 14.9
* Të gjitha shifrat janë në miliarda dollarë
Vlerësimet janë për periudhën nga 1 Janar deri në 11 Dhjetor 2013. Të ardhurat e fituara në ditë bazohen mbi 345 ditë.
Top Channel