Rivënia në skenë e Pallatit 176

19/12/2013 00:00

Ata jane te rinj, ende jo aktore profesioniste, por kane guxuar te veshin petkun e roleve te nje prej veprave me te suksesshme te skenes shqiptare. Pallati 176.

Pas viteve ’90 kjo eshte rivenia e pare ne skene e komedise se vitit 1985. Dhe vlen te theksohet se eshte nje nisme teresisht vullnetare.

Shfaqja eshte luajtur dy nete radhazi ne Teatrin e Metropolit, te merkuren dhe te enjten ne mbremje. Publiku kryeqytetas ka qeshur dhe kujtuar edhe nje here batutat e famshme te “Pallatit 176”.

Shfaqja ka ngjallur kersherine edhe te vete protagonisteve te Komedise se dikurshme. Ilir Bezhani dhe Merkur Bozgo, kane ndjekur me interes kete inisiative rinore, e cila riktheu edhe nje here ne vemendje nje veper te suksesshme te se shkuares.

Në rolin e teto Rites interpetoi Nasie Ibro, Jovan Bregu u luajt nga Endri Çaçi, Marjeta nga Vjosana Resulaj, Perikliu nga Xhulia Dosti, Liria nga Elisa Toshkallari, Elsen e interpretoi Ornela Ndoj, Fredin, Elson Farka, Sandri u interpretua nga Sadik Cenolli dhe Irena nga Klea Xhebexhiu.

Top Channel