Vajza që villte 40 herë në ditë

18/12/2013 19:00

Një vajzë e prekur nga një sëmundje e rrallë detyrohej të villte deri 40 herë në ditë, ndërsa mjekët keqinterpretuan fillimisht problemin e saj me shtazaninë.

Historia e 12-vjeçares Jayde Pitt, në Britaninë e Madhe, u publikua të mërkurën në të përditshmen “Daily Mail”.

Siç tregoi gazeta, sëmundja e adoleshentes është një prej më të rrallave që ekziston dhe mjekët hartuan një listë të gjatë me sëmundje të dyshuara, përpara se të arritin në përfundimin se Pitt ishte prekur nga Sindroma e Vjelljeve Ciklike.

Pas disa javësh mjekimesh, gjendja e 12-vjeçares është përmirësuar ndjeshëm nga ditët kur villte disa herë brenda një ore, përfshi gjatë gjumit.

Tashmë, Jayde mund të bëjë një jetë pothuajse normale, ndërsa simptomat i rikthehen vetëm në rastet kur ndihet veçanërisht e stresuar apo nën ankth.

Top Channel