Shumica e prindërve përgjojnë profilin e Facebook-ut të fëmijëve

16/12/2013 00:00

Shumica e prindërve pranojnë se përgjojnë rregullisht profilin në Facebook të fëmijëve pasi mendojnë se kjo gjë është e nevojshme për të kontrolluar personat me të cilët ata mbajnë lidhje.

Sondazhi me rreth 2000 prindër të fëmijëve 10-17 vjeç nga Britania e Madhe tregoi se 1 në 10 prindër kanë shkuar deri aty sa kanë arritur t’i gjejnë fjalëkalimin fëmijëve.

Ja mënyrat sesi kontrollojnë prindërit aktivitetin online të fëmijëve të tyre:

1.    Lexojnë komentet dhe mesazhet në rrjetet sociale
2.    Kontrollojnë faqet ku kanë naviguar fëmijët
3.    Monitorojnë listën e miqve në rrjetet sociale
4.    Kontrollojnë fotot në rrjetet sociale
5.    Lexojnë e-mail-et
6.    Kontrollojnë listën e numrave të celularit

Top Channel