Kuzhinieri që fut duart në vaj të nxehtë

16/12/2013 00:00

Prem Singh është një kuzhinier 65-vjeçar indian i cili është bërë i famshëm në Delhi për një aftësi unike: ai është në gjendje të fusë duart në vaj të nxehtë për të kapur peshqit që skuq.

Veterani i kuzhinës thotë se kurrë nuk është djegur dhe nuk ka pasur asnjë efekt nga kjo procedurë pune.

“Kam 25 vite që gatuaj kështu, duke futur duart në vaj të nxehtë. Në fillim e futa pa dashje dhe vura re që nuk më digjte fare kështu që nisa t’i fusja gjithmonë”, tregon Singh.

Mensa e 65-vjeçarit ka shumë klientë dhe shumë kuriozë të cilët thjesht vijnë për ta parë këtë aftësi të indianit.

“Njerëzit blejnë peshk të skuqur vetëm se duan të më shohin duke zhytur duart në vaj të nxehtë. Shes qindra kilogramë peshk në ditë”, shton Singh.

Top Channel