Lajmi “i mirë” i ditës: Toka nuk do të vdesë pas 150 milionë vitesh

13/12/2013 12:20

Një lajm i mirë për stër, stër, stër, stër……….. stërnipat tanë.

Jeta në planetin që ne e konsiderojmë shtëpi nuk do të përfundojë pas 150 milionë vitesh siç besonte shkenca deri më tani, por do të ndodhë pas pothuajse një miliardë vitesh.

Sipas shkencëtarëve, Dielli ynë është në mesin e jetës së tij dhe ndërsa ai do të ftohet, zona e temperaturave të pranueshme për zhvillimin e jetës, dalë ngadalë do të tërhiqet nga planeti ynë, duke iu afruar më pranë yllit tonë.

Megjiithatë, kjo nuk do të ndodhë për kohën e besuar më parë, por për plot 875 milionë vjet të tjera, kohë kur sipas shkencëtarëve, e në mos ndërrojnë përsëri mendje, është e sigurt që temperaturat do të jenë të tilla që do ta bëjnë të pamundur ekzistencën e jetës në planetin tonë.

Njëkohësisht, lajmi për këtë spostim është i mirëpritur edhe nga shkencëtarët që synojnë të çojnë përpara projektin e përhapjes së qytetërimit tonë në plane të tjera me kushte të favorshme për zhvillimin e jetës.

Tashmë, ata do të kenë shumë më tepër kohë, për ndërtimin e një anije kozmike që të jetë në gjendje të udhëtojë me shpejtësinë e dritës dhe për infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e jetës njerëzore në sisteme të tjera diellore, brenda apo jashtë galaksisë sonë.

Top Channel