Kodheli-Imami, debat në Kuvend

12/12/2013 00:00

Çështja “Imami” përballi direkt në Parlament ministren e Mbrojtjes Mimi
Kodheli dhe paraardhësin e saj demokrat Arben Imami, i akuzuar prej saj
për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

“Ajo që dinim, duke e parë Qeverinë nga jashtë ishte më pak se sa ajo që po zbulojmë dita-ditës, duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrupsionit qeveritar”, tha Kodheli.

“Zbuloni çfaredo qe mund te zbuloni, jeni te lutur ta beni kete pune. Ajo që është e pafalshme eshte sulmi ndaj personit”, tha Imami.

Kjo nuk ishte nje çeshtje ne rendin e dites, por zonja Kodheli perfitoi nga koha e nje projektligji per te hedhur poshte akuzat e zotit Imami, se padia ndaj tij jo vetem eshte e paligjshme, por edhe eshte hakmarrje personale e Kryeministrit Edi Rama.

“Nderkaq zoteri, edhe mua, edhe Edi Ramën na urdheron ligji.Nuk ka nevoje te jesh psikolog per te pare friken në çdo rresht të deklaratave kercenuese te ish-ministrit. Cilido do te ishte shume i frigur ne fakt, po te ishte ne pozicionin e tij sot, sepse më mirë se kushdo ai e di se çfarë zullumi apo zullumesh mund të ketë bërë”, tha Kodheli.

“Mos kujtoni se ka frikë nga Prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur për 24 orë në vitin 1992 nga Postat Shqiptare, për të mos u ballafaquar me drejtësinë. Mos kujto se e di vetëm ti dhe nuk e dimë ne të tjera se si ke ikur nga Banka Amerikane”, tha Imami.

Per here te pare ne nje debat kaq kompleks, nuk eshte perfshire ish-Kryeministrit Sali Berisha. Deri tani ai nuk ka bere ndonje deklarate per ish anetarin e kabinetit te tij, gje qe nuk e beri as kete here, por duke akuzuar zonjen Kodheli per mosrepsektim te rregullores, vuri ne dukje ate qe e quan paaftesi te Qeverise per te bere reforma.

“Por kjo Qeveri nuk ka sensin e ligjit. Kjo Qeveri ka zëvendësuar ligjet me mashtrimet dhe faktikisht nuk keni sjellë dot një ligj. Sillni disa çikërrima, amendamente, sepse nuk jeni të zotë të bëni ligje”, tha Berisha.

Top Channel