Ekspertiza: Nuk ka shenja dhunë në trupat e vëllezërve

12/12/2013 00:00

Zbardhjen detaje të ekspertizës mjeko-ligjore për dy vëllezërit që humbën jetën disa ditë më parë.

Sipas ekspertizës nga këqyrja e trupave të Melsi dhe Klevis Collakut nuk u konstatuan shenja dhune, por në trupat e tyre ka patur vetëm plagë të shkaktuara me armë zjarri.

“Dy vëllezërit janë qëlluar nga një distancë e afërt”, thuhet në ekspertizë.

Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t’i shkojë prokurorisë, ndërkohë që ai u krye pas pretendimit të familjarëve se dy viktimat ishin dhunuar barbarisht para se të vriteshin.

Top Channel