“Ulen taksat për 97% të taksapaguesve”

11/12/2013 00:00

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Kryeministri Edi Rama thotë se me paketën e re fiskale të paraqitur në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ulen taksat për 97 përqind të taksapaguesve.

“Në Këshillin Ekonomik Kombëtar për buxhetin dhe paketën e parë fiskale. Më pak taksa për 97% të taksapaguesve. Hiqet taksa e biznesit të vogël, ulet 25% tatim-fitimi i biznesit të vogël, tritet nga 10% në 15% tatim-fitimi i kompanive”, shkruan Rama.

Më tej Kryeministri thotë se vec ndryshimit të taksave, paketa parashikon: “Paguhen borxhet që shteti u ka kompanive për ndërtim rrugësh e shërbime, rimbursim i plotë i TVSH-së cdo faturë në prodhimin bujqësor. Plan për uljen e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave. Luftë korrupsionit në tatime e dogana. Nis rilindja e ekonomisë dhe rimëkëmbja e financave të rrënuara të vendit”.

Top Channel