Minoriteti grek pretendon se numri i shtetasve me kombësi greke në
Shqipëri është 5 herë më shumë se sa u raportua në cencusin e vitit
2011, që prodhoi INSTAT.

Sipas përfaqësuesve të këtij minoriteti në Shqipëri, censusi kishte probleme politike dhe juridike çka beri qe te mos perfshiheshin të gjithe anetaret qe i perkasin minoritetit grek, ndaj organizata OMONIA ka realizuar vetë një regjistrim të këtij minoriteti.

“Numri përbën 286 mijë, por rezultati del 5 herë më sipër. Ky nuk është census, është një regjistrim i anëtarëve të minoritetit etnik grek, kudo që ata ndodhen, sepse organizata do të dijë këto shifra, përderisa sipas mendimit tonë ne kemi bojkotuar censusin e vitit 2001 dhe atë të 2011, për arsyet e njohura, për problemet juridike dhe praktike se si u ndërtua ai census. Janë të njohura pozicionimet tona”, tha Vasil Bollano, kreu i OMONIA-s.

Përsa i përket besimit fetar, nga ky regjistrim rezulton se 90 për qind i përkasin besimit të krishterë ortodoks.

“Sa i përket një elementi tjetër themelor në identifikimin e minoritetit etnik grek atë të besimit fetar, del se janë përgjigjur mbi 90 për qind, ose 259 mijë persona se janë të besimit të krishterë, ortodoks. Në procesin për deklarimin e gjuhës amëtare, 65 për qind, ose 146 454 persona deklaruan si gjuhë amëtare, greqishten”, tha Bollano.

Pyetësoret janë shpërndarë si në qytetet e Shqiperise ashtu dhe ne Greqi dhe vende te tjera te Europes. Ne kete proces eshte perfshire edhe diaspora e vjeter. Nga ky regjistrim sipas Bollanos rezultuar se 50 % e pjesetareve te komuniteti etnik grek kane qendrim te perhershem ne Greqi, por mbajne kontakte me vendlindjen, ndërsa 70% e tyre vizitojne me shume se tre here ne vit vendin e origjines.

Top Channel