Korçë, kapen 54 kg drogë
10/12/2013 00:00
Policia e Korçës ka sekuestruar 54 kilogramë drogë. Aksioni policor u
krye në aksin rrugor Pogradec – Korçë,ne vendin e quajtur “Miniera e
Petrushës”.
Uniformat blu kane ndaluar automjetin Alfa Romeo dhe gjatë kontrollit, në bagazhin e tij janë gjetur 54 kg. Lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, e ndare ne 50 pako.
Ne momentin e kontrollit drejtuesi i mjetit dhe nje shtetas tjeter, bashke me te ne mjet jane larguar me vrap, duke mos respektuar postobllokun. Autoret jane shpallur ne kerkim dhe identiteti i tyre nuk behet i ditur per shkak te hetimit. Nga hetimet e para mesohet se destinacioni i lendes narkotike ishte qyteti i Korçes.
Top Channel