Digjet banesa në Kukës

10/12/2013 00:00

Një banesë, në fshatin Lusen në Kukës, është djegur plotësisht, duke lënë të pastrehë 6 banorët e saj.

Shkaku i zjarrit, që ka rënë në banesë kur familjaret nuk ndodheshin aty, është një qark i shkurtër elektrik.

Kryefamiljari Azem Lashi thotë se ai, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, ishin larguar nga banesa kur u lajmëruan për zjarrin, që shkatërroi gjithçka në shtëpinë e tyre, të cilën e kishin rikonstruktuar vetëm 3 muaj më parë.

Shuarja e flakëve ka qenë e pamundur, sepse në atë zonë nuk ka shërbim zjarrfikës.

Top Channel