
Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha u tregua i ashpër, kur
analizoi shkaqet përse “Standard and poor’s” uli besueshmërinë e
Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.
“Shkaku kryesor eshte papergjegjshmeria, arbitratriteti dhe paaftesia qe po deshmon Qeveria Rama ne menaxhimin e financave publike dhe ekonomise ne teresi”, tha Basha.
Rritja e borxhit nepermjet Aktit Normativm per opoziten eshte paralajmerim per perkeqesimin e ekonomise vitin e ardhshem, gje qe, sic thote zoti Basha do te ndjehet nga çdo shqiptar.
“Prandaj viti 2014 do te jete viti i pare me rritje pagash dhe pensionesh zero dhe me zero investime publike per shqiptaret. Tani po e shohin shqiptaret se simboli dhe realiteti i te ashtuquajturit premtim per Rilindje eshte zeroja”, the Basha.
Kreu i opozites e perkufizoi Qeverine e zotit Rama me fjalet ‘mashtrim, zhberje dhe perkeqesim’, fenomene, sipas opozites, te faktuara gjate ketyre tre muajve, por qe do te behen edhe me prekshme pas publikimit te buxhetit dhe paketes se re fiskale.
“Rama ka genjyer dhe mashtruar shqiptaret me premtimet e tij te bujshme elektorale. Nuk ka dhe nuk do te kete ulje te borxhit, nuk ka dhe nuk do te kete sherbim shendetesor falas, nuk ka dhe nuk do te kete legalizim falas, ulje e taksave, punesim masiv e plot premtime te tjera qe fryne tullumbacen e Rilndjes”, tha Basha.
Kreu i opozites tha se Partia Demokratike me deputetet e saj do te jene perkrah qytetareve te mashtruar, per te bere publike dhe denoncuar cdo premtim te papambajtur te kryeministrit Edi Rama.
“Ky ekzekutiv po e fut vendin ne kurs kolapsi ekonomik çka do t’i kushtoje shume cdo shqiptari dhe të ardhmes së tyre. Ne nuk do te lejojme qe Rama dhe të tijtë, t’i fshehin ato nepermjet shfaqjeve demode televizive e vetmja fushe ku kane shenuara rritje deri me sot”, theskoi Basha.
Top Channel