PD akuza Qeverisë për arsimin

07/12/2013 00:00

Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se vuri nën kontroll partiak arsimin
me të ashtuquajturat konkurse për zgjedhjen e drejtorëve të arsimit.

Laura Vorpsi tha se vetem nje dite me pare, ne Tirane, u zgjodh ne krye te kesaj drejtorie, zonja qe ka qene pjese e spoteve elektorale te Partise Socialiste.
 
Mimoza Kuqi që u caktua Drejtoresha e Arsimit për Tiranën, është një militante e njohur e Partisë Socialiste. Çdokush mban mend angazhimin e saj në të gjitha zgjedhjet e të majtëve, por veçanërisht në këto të fundit ku zonja Kuqi ishte aktore kryesore në spotin televiziv të Partisë Socialiste, ku bënte thirrje për të votuar numrin 29.Edhe procesi i zhvilluar në rrethe, por vecanërisht konkursi i djeshëm për Tiranën nxorri në pah gënjeshtrat e përsëritura të Kryeministrit për mbajtjen e arsimit larg politikës.Kudo janë caktuar në krye të drejtorive arsimore, funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në Berat e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetari i Degës së Partisë Socialiste.Në Vlorë e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetarja e grave socialiste. Në Gramsh, kryetarja e Partisë Socialiste të këtij rrethi. Në Gjirokastër, udhëheqësja e fushatës së Partisë Socialiste. Në Fier, sekretari i deputetit socialist.Në Dibër, nënkryetari i Partisë Socialiste. Në Elbasan, gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së. Kjo është hipokrizia e Edi Ramës me standardet, ky është koncepti i Edi Ramës për shkatërrimin e arsimit, ky është revanshi i Edi Ramës në shkollat tona publike”, tha zëdhënësja e PD-së.

Top Channel