Thellohet niveli i korrupsionit

03/12/2013 00:00

Shqipëria thellon më tej nivelin e korrupsionit. Sipas raportit më të
fundit të ‘Transparency International’ vendi ynë zbret nga klasifikimi
tre vende më poshtë se viti 2012, duke u renditur në vendin e 116-të, në
të njëjtin nivel korupsioni me Nepalin dhe Vietnamin, si dhe duke
mbetur pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë.

“‘Transparency International’ tërheq vëmendjen dhe apelon se në Shqipëri korrupsioni po shfaqet me një fizionomi të re, e cila ka gjetur një shtrat politik favorizues, duke u paraqitur me karakteristika të tilla, siç janë sistemi i ri i pastrimit të parave, financimi i partive dhe fushatave elektorale nga biznese të paligjshme, kapja e shtetit nëpërmjet kontrollit të sistemeve të Prokurimeve dhe privatizimeve, aksesi shtetëror në trafiqet e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore, monopolet ekonomikë në sektorët strategjik të ekonomisë, paprekshmëria dhe imuniteti i krijuar i zyrtarëve të lartë ndaj ligjit dhe sistemit të drejtësisë, moszbatimi i ligjit dhe mungesa e kulturës së ndëshkueshmërisë në vend”, theksoi Inesa Hila, koordinatorja e programit.

Shqiperia regjistrohet me perceptimin më negativ në Europë dhe e fundit në rajon ne lidhje me niveline korrupsionit. Dy shtetet shqiptare kane performancen me te dobet, por shteti i Kosoves perparon edhe kete vit ne klasifikim  me 5 vende me lartë se Shqiperia.

Shtetet e Ballkanit, te cilat aspirojne per integrimin  dhe procesin e zgjerimit në BE kanë bere progres te dukshëm në luften kunder korrupsionit dhe ne renditjen boterore, kurse Shqiperia ka bere regres dhe zbritje ne indeksin boteror. Me te korruptuarit rezultojnë sistemi gjyqesor dhe policia.

Korrupsioni, Rama: Jemi si mos më keq

Pas raportit të publikuar nga “Transparency International” ku tregohej rënia e vendit tonë me 3 vende në indeksin e korrupsionit duke u rënditur në vendin e fundit në Europë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Konferencën e shkurtër për mediat Rama e nisi duke e cilësuar indeksin një shuplakë të fortë ndaj vendit dhe fenomenin të trashëguar nga qeveria e mëparëshme.

“Në vitin 2012 Shqipëria ka marrë një shuplakë të fortë nga indeksi i korrupsionit, por këtë vit indeksi ishte si s’ka më keq”, tha Rama.

Më tej Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës për normalizimin e situatës.

“Gjendja do të normalizohet ditë pas dite me durim dhe përkushtim që është vënë re nga qytetarët, por edhe nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne i dimë vështirësitë e njerëzve në nevojë, të sëmurëve në spitale, mjekëve, të rinjve, të moshuarve dhe sipërmarrësve. Dimë vështirësitë e të papunëve dhe 1001 punët që kemi për të bërë. Të çbësh një gjë të bërë keq është më e vështirë se sa ta bësh atë nga fillimi. Varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë armiqtë më të betuar të shqiptarëve dhe kjo qeveri do të jetë armikja më e betuar e tyre në emër të shqiptarëve”, tha Rama.

Top Channel