Kuvendi mblidhet për herë të parë pas protestave të dhunshme, në rend interpelanca me ministrin e Brendshëm. Zbardhet rendi i ditës
Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit nga Zv. Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partisë Kristian-Sociale CSU nga Landi i Bavarisë.
Ata ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Kryeparlamentari, Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të vecantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa z. Singhammer bëri një vlerësim të vecantë për politikën rajonale të Shqipërisë duke vlerësuar kontributin e vecantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.
Top Channel