Basha: Qeveria vonon pr/buxhetin

02/12/2013 00:00

Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryetari i PD-së Lulzim Basha
deklaroi se janë shënuar vonesa për miratimin e ligjit për
projektbuxhetin e vitit 2014.

“Ende nuk ka asnjë lloj diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2014. Eshtë penguar i gjithë procesi buxhetor vendor. Brenda 1 dhjetorit Kryeministri duhet t’i kishte prezantuar Kuvendit buxhetin. Janë shkelur parimet e transparencës për hartimin e buxhetit të ri”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Qeveria e re nuk mund të justifikohet me rotacionin e pushtetit dhe vonesat në hartimin e buxhetit të ri e bëjnë të pamundur vënien e tij në eficensë në 1 janar 2013.

Në mbledhjen e grupit Basha shprehu sërish indinjatën për atë që ai e cilësoi provokim që Kryeministri Rama i ka bërë Shqipërisë.

“Kryeministri Rama festoi 28 Nëntorin me foton e Enver Hoxhës në sfond. Rama duhet të distancohet menjëherë nga kjo ngjarje. Ish-të përndjekurit nuk do t’ua falin këtë provokim të rëndë, që Rama tregoi me nostalgjinë për diktatorin”, u shpreh Basha.

Top Channel