Enver Hoxha në homazhet e dëshmorëve

30/11/2013 00:00

Partia Demokratike ka reaguar të shtunën ndaj pranisë së një grupi
komunistësh me portretin e Enver Hoxhës gjatë homazheve të drejtuesve të
Qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve të kombit në 29 Nëntor.

PD thekson se kjo eshte deshmi e fytyres se vertete te Qeverise dhe i ben thirrje Edi Rames te kerkoje sa me pare ndjese shqiptareve dhe veçanerisht atyre qe vuajtjen persekutimin e Enver Hoxhes.

“23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të Europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij.Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjes me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha.Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.Numërimi ka filluar, Edi Rama ende nuk është shfaqur të kërkojë ndjesë. Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel