Durrës, nderohen dëshmorët e vendit

29/11/2013 00:00

Eshtë kremtuar edhe në Durrës dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit
nazifashistë. Veteranë, deputetë të Durrësit, drejtues të pushtetit
vendor dhe qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora
me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

Qyteti bregdetar është në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, pasi nga ky qytet nisi historia e luftës nacionalçlirimtare më 7 prill 1939. Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit.

Komanda gjermane e konsideroi Durrësin qytet të lëvizjes dhe beri minimin e vijës bregdetare dhe qytetit, rast unikal ky në historinë e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë ceremonise u nderuan banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë dhe sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit. Veteranët sollën në vëmendje kujtimet e tyre nga lufta dhe ata që ranë dëshmorë.

Top Channel