Rumania, mbështetje për statusin

27/11/2013 00:00

Kryeministri rumun Viktor Ponta është një nga mbështetësit pa rezerva të Shqipërisë për integrimin europian.
Me ardhjen ne pushtet te mikut te tij te hershem Edi Rama, motivimi eshte dukshem me i madh.

“Rumania përkrah dhe mbështet fuqishëm Shqipërinë në rrugën e saj evropiane dhe për hapjen e negociatave për marrjen e statusit kandidat. Gëzohem shumë që mbas zgjedhjeve të 23 qershorit, z.Rama fitoi bindshëm në vendin e tij. Njihemi prej shumë vitesh dhe të dy palët kemi kaluar në periudhën e vështirë të opozitës. Tani, duke qenë në krye të qeverive të dy vendeve, mbetet që të provojmë të gjithë aftësitë tona për të mirën e popujve tanë”, tha Ponta.

“Unë e çmoj shumë këtë shembull që Kryeministri i Rumanisë jep duke treguar se jo vetëm është e mundur, por është plotësisht e mundur që kriza të përballet me sukses, jo në kurriz të shtresave më në vështirësi, por, përkundrazi, duke i lehtësuar ata që janë më në vështirësi dhe duke mundësuar rritjen ekonomike të vendit”, u shpreh Rama.

Rumania eshte nje nga 5 vendet e Bashkimit Europian qe nuk ka njohur ende pavaresine e Kosoves, por se fundi, qendrimi i Kryeministrit Viktor Ponta, me nxitjen e ëashingtonit dhe Brukselit, ka nisur te ndryshoje ne favor te pavaresise. Ky hap pozitiv nuk mund te mos vihej ne dukje nga kryeministri Edi Rama.

“Unë e çmoj jashtëzakonisht shumë edhe qëndrimin e Kryeministrit dhe të Qeverisë së tij lidhur me Kosovën. Njohja e Kosovës nga ana e Rumanisë do të jetë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin. Ne presim me padurim, që kjo të ndodhë, me bindjen se do t’i shërbejë paqes dhe zhvillimit ekonomik e social të rajonit”, u shpreh Rama.

Gjate qendrimit ne Bukuresht, kryeministri Edi Rama u takua edhe me homologet europiane te Polonise, Çekise, Estonise dhe Sllovakise, mbeshtetja e te cileve eshte e domosdoshme per marrjen e statusit te vendit kandidat. Por, ne kete kohe te veshtire ekonomike, Shqiperise i duhen edhe aleate te forte ekonomike. Per kete arsye, Kryeministri Edi Rama po i kushton rendesi marredhenieve me Kinen.

Takimi ne Bukuresht me homologun kinez Li Keqiang u perqendrua tek prioriteti qe Qeveria shqiptare u ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri kinez, duke e uruar zotin Rama per fitoren e zgjedhjeve, ndau te njejten bindje me kreun e Qeverise shqiptare per nevojen e nxitjes se marredhenieve ne fushen e tregtise dhe industrise. 2014 do te shpallet si viti i investimeve dhe per 5 vitet e adhshme Kina ka planifikuar dyfishimin e shkembimeve tregtare me vendet e Europes Qendrore dhe Lindore, ku perfshihet dhe Shqiperia.      

Top Channel