Qeveria, vendimet e Këshillit të Ministrave

27/11/2013 22:20

Qeveria Rama ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e ditës së mërkurë, ku ndër të tjera kryeministri i vendit ka kërkuar në Këshillin e Ministrave që të merren masa ndaj motit të keq.

Fushat e tjera, për të cilat janë marrë disa nga vendimet e bëra të njohura vonë në mbrëmje, janë ato të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.

Konkretisht, qeveria mori vendim për rishpërndarje fondesh në buxhetin e 2013-s për Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për rritjen me 4% të rrogave të mjekëve dhe infermierëve me arsim të lartë.

Gjithashtu, mësohet se Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore do të kryejë prokurimin për shtypjen e teksteve shkollore. Ndërsa një tjetër vendim kishte të bënte me pezullimin e përkohshëm të dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara deri më tani.

Top Channel