Pjesën publike të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë
Demokratike, kryetari Lulzim Basha ia kushtoi të gjithën nderimit të
deputetit Sokol Olldashi, i ndarë papritur nga jeta pas një aksidenti
fatal naten e së merkurës.

Nje tufe me lule ne vendin e lene bosh, nje minute heshtje dhe pastaj fjalimi i zotit Basha ishin vetem per Sokol Olldashin, politikanin me te cilin ai pati perballjen e pare kur te dy garuan per kreun e Partise Demokratike. Rreth tre jave me pare Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kane patur nje takim mes tyre, te parin qe kur Partia Demokratike doli zyrtarisht ne opozite. Per kete takim askush nuk kishte folur publikisht, deri me sot, kur thelbin e bisedes e permendi nga kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha.

“Ndamë të njëjtat pikepamje për Qeverine e shumicës së sotme që eshte shdnerruar ne faktor rreziku për demokracinë dhe ekonomine shqiptare merr paligjshmerine dhe arbitraritetin e saj te ngritur ne sistem brenda nje kohe te shkurter. Ndamë gjithashtu bindjen se perballe ketyre sfidave  grupi yne parlamentar dhe Partia Demokratike duhet te vazhdoje te qendroje fort me fakte, profesionalizem dhe argumente me bashkim dhe kohezion te forte opozitar, duke bere nul ne kete menyre çdo përpjekje apo projekt te kundërshtarëve tane ne Qeveri per te fituar perçarje per te krijuar opoziten e opozites me qellim dobesimin dhe eliminimin e Partise Demokratike qe eshte endrra e tyre e vjeter”, tha Basha.
 
Zoti Basha e permendi takimin me zotin Olldashi pasi ne media po flitet prej disa ditesh per nje projekt te ri politik te Sokol Olldashit, qe do te shpallej te henen. Por kryetari i Partise Demokratike nuk la paqartesi, kur tha se ai dhe zoti Olldashi kishin te njejtin projekt opozitar.

“Opozita e fortë, ballore dhe e pandashme kundër Qeverisë Rama-Meta ishte gjithashtu kredoja e tij politike, duke i zgjeruar radhët tona me një hapje të re të fuqishme të PD-së ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar Sokol Olldashi”, tha Basha.

Top Channel