Twitter “mbrohet” nga spiunët qeveritarë

23/11/2013 03:40

Twitter ka njoftuar implementimin e një teknologjie të re sigurie, që e bën më të vështirë spiunazhin ndaj përdoruesve të vet, teksa u bën thirrje edhe firmave të tjera të internetit të bëjnë të njëjtën gjë, në përpjekje për të shmangur programet e përgjimeve nga agjencitë qeveritare të inteligjencës.

Twitter ndoqi hapat e Google dhe Facebook, duke shtuar një mbrojtës sigurie të njohur me emrin “Ruajtja perfekte e Fshehtësisë në Vijim”, për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tij, që në fakt do të donin t’i mbanin ato larg syve të përgjuesve.

“Në krye të pronave zakonisht konfidenciale dhe integruese të HTTPS, ‘Forward Secrecy’ shton një tjetër karakteristikë”, shpjegoi Twitter në një njoftim të së premtes.

“Nëse një kundërshtar është aktualisht duke regjistruar trafikun e fshehtë të përdoruesve të Twitter, e më pas ata përpiqen të vjedhin detaje private nga Twitter, ata nuk do të mund t’i përdorin ato për të dekriptuar trafikun e regjistruar”.

Fondacioni Kufitar Elektronik, organizatë jo-fitimprurëse, është një nga kampionët e të drejtave të përdoruesve online, i cili ka dalë në mbrojtje të kësaj lloj mbrojtjeje mbi trafikun personal në internet, siç njofton Twitter, një kompani me bazë në San Francisco.

“Po ju shkruajmë, jo thjesht për të diskutuar një pjesë interesante të teknologjisë, por për të prezantuar atë që ne besojmë se do të jetë shërbimi normal për pronarët e web-eve”, tha Twitter.

“Rreth 1 vit e gjysmë më parë, Twitter ishte i pari që shërbeu tërësisht me HTTPS”, shtoi kompania. “Që prej atëherë, është bërë edhe më e qartë se sa e rëndësishme ishte ky hap i fundit, për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve tanë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA