Etna ndriçon netët siçiliane

18/11/2013 00:00

Natën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, banorët e pjesës lindore të Ishullit të Siçilisë në Itali ishin në radhët e para të një spektakli drite dhe llave që dhuroi vullkani Etna.

Vullkani shpërtheu disa herë mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që kulmi i clirimit të llavës ishte në orët e para të së dielës. Nga pamjet e filmuara nga kamera amatore dhjetra kilometra larg, shihet “zemërimi” u Etnas teksa “skuq” anët e malit, ndërkohë që drejt fundit të tij rrjet një lumë llave.

Fatmirësisht asnjë shtëpi nuk u dëmtua nga shpërthimi i vullkanit dhe autoritetet italiane thanë se nuk ishte i nevojshëm zhvendosja e banorëve pranë malit.

Top Channel