Fatura e refuzimit të një martese

14/11/2013 00:00

Refuzimi i një propozimi për martesë i kushton 137 mijë euro një 42-vjeçareje australiane, e cila është tronditur kur në banesën e saj i ka mbërritur fatura me të gjitha shpenzimet “emocionale” të një 65-vjeçari.

Marie Lacombe nga Melbourne thotë se ajo dhe 65-vjeçari Bruce Dustin nuk ishin përfshirë asnjëherë në një marrëdhënie romantike. Por ndryshe mendon Bruce. Ai thotë se ka shpenzuar mijëra paund me Marie-n e cila e ka shfrytëzuar atë për t’i zhvatur para.

65-vjeçari thotë se mes shpenzimeve janë edhe ato për operacionet plastike të saj, madje edhe ato të ditëlindjes, ku në faturë janë vlerësuar si 600 paund.

“Maria shkatërroi cdo ndjenjë humanizmi që unë mund të kisha për njerëzit e tjerë”, thotë 65-vjeçari.

Bruce u njoh me Marie katër vjet më parë, kur ajo punonte si instruktore vallëzimi. Miqësia e tyre u forcua me kalimin e kohës dhe Bruce ishte një vizitor i rregullt në shtëpinë e saj. Por gjërat u prishën kur 42-vjeçarja rrëzoi propozimin për martesë të 65-vjeçarit, e cili më pas i dorëzoi faturën e shpenzimeve me të, që ai pretendon se janë borxhe të dhëna.

Cështja tashmë është në dorë të autoriteteve australiane që do të përcaktojnë nëse shuma e përllogaritur nga 65-vjeçari është “dhuratë”, ashtu sic pretendon Marie, apo borxhe sic pretendon Bruce.

Top Channel