Diabeti është një semundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukozës që vjen si pasojë e paftësisë së organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin.

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti.

Por, cilat janë shenjat e para të kësaj sëmundjeje? Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji tregon se si mund të kuptohet diabeti i tipit një.

“Shenjat tipike janë etje dhe shpeshtësi të pirjes së ujit, 3-4 herë më shumë gjatë ditës. Përveç pirjes së ujit, shenjë tjetër është dobësimi.  Rënia në peshë, sidomos tek tipi i parë i diabetit, ndodh ndërsa oreksi është shtuar dhe i prekuri nga sëmundja konsumon edhe më shumë ushqime, por ushqimi nuk arrin të shkojë deri në qelizë ku përpunohet”, komentoi Gjergji.

Ndërkohë, një tjetër lloj diabeti, ai i tipit të dytë ka të tjera shenja. Doktori tregon se ato ndonjëherë mund të ngatërrohen edhe me ndonjë semundje tjetër, por duhet te jemi të kujdesshëm.

“Shenjat tipike janë lodhje, nuk ruhet i njëjti ritëm pune, ka përgjithësisht dhimbje koke, reagim me nervozizëm, etj”, informon mjeku.

Top Channel