Prezantuesja zbuloi kancerin e gjirit live

12/11/2013 16:35

Prezantuejsa e “Good Morning America”, Amy Robach, informoi se do të realizojë një mazektomi të dyfishtë gjatë javës, një muaj pasi zbuloi në një transmetim të drejtëpërdrejtë se vuante nga kanceri i gjirit.

Mazektomi quhet në gjuhën mjekësore ndërhyrja për heqjen e të dy gjinjve.

Robach zbuloi se kishte një tumor gjatë një mamografie live, në një seri që kishte si synim ndërgjegjësimin e grave për rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse.

Pasi kreu analiza të mëtejshme, 40-vjeçarja vendosi që të tregojë të gjithë historinë e saj, me qëllim që të çojë deri në fund misionin e saj për të shpëtuar jetë të tjera njerëzore.

Ndonëse kanë disa faktorë rreziku, tumoret kryesisht lidhen me faktorë gjenetikë.

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e tumoreve malinje tek femrat, por zbulimi i sëmundjes në fazat e hershme sjell deri në 95% shanse për  shërim të plotë, përqindje që reduktohet në mënyrë drastike nëse neglizhohen mamografitë e kontrollet shtesë, duke bërë që sëmundja të zbulohet në faza të avancuara.

Top Channel