Anthony Karen është fotografi i cili na sjell këtë koleksion të mrekullueshëm fotosh që tregon ritualet misterioze “vudu” në Haitin e largët.
“Njerëzit kanë frikë nga rituale të tilla pasi nuk i njohin. Ashtu si çdo besim fetar, vuduizmi ka anët e veta negative që kanë lidhje me magjistarët që largojnë demonët, por këto janë shumë të rralla”, shpjegon njujorkezi.


Populli i Haitit i ka kthyer kurrizin besimit që pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010, por fotoreporteri thotë se pak nga pak njerëzit po i rikthehen ritualeve të tyre fetare tradicionale.


“Gjërat janë normalizuar tashmë dhe shumë njerëz po i kthehen vudusë si një formë mbështetjeje dhe force që vjen nga paraardhësit”, thotë Anthony Karen.

Top Channel