Brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet me avull

11/11/2013 16:50

Shumë persona konsumojnë brokolin më shumë për të mirat që i sjell organizmit, se sa për shijen e tij të veçantë.

Megjithatë, një kërkim shkencor tregoi se nëse brokoli nuk gatuhet në mënyrën e duhur nuk ka asnjë përfitim.

Shkencëtarët arritën të provonin se aftësitë anti-kancer të brokolit zhduken kur ai konsumohet pas zierjes apo vendosjes në mikrovalë.

E vetmja mënyrë në të cilën sulforaphani, përbërësi që lufton kancerin mbetet në brokoli është gatimi i tyre nëpërmjet avullit.

Në testimet e kryera nga Universiteti i Ilinoisit në SHBA, kërkuesit provuan se mjafton një minutë zierje apo vendosje në mikrovalë për të shkatërruar shumicën e enzimës në gjendje për të parandaluar kancerin.

Top Channel