Një kalendar me meshkuj që pozojnë si modele femra po korr shumë sukses në rrjetet sociale.

Ideja ka qenë e një koncesionari të markës italiane të motorrëve Ducati, që ka realizuar një set fotografik për të hedhur poshtë stereotipet mbi femrat dhe mjetet motorrike.

Gjithçka ka nisur një vit më parë, kur për daljen në treg të një prej motorrëve Ducati, marka nxjerr një kalendar me poza seksi të një modeleje të bukur. Pati persona që protestuan në mbrojtje të imazhit femëror.

Dhe Ducati u kundërpërgjigj: i njëjti set fotografik, me të njëjtat poza, me të njëjtat veshje, por vendin e modeles e kanë zënë meshkujt.

Ja rezultati:

Top Channel