Gjirokastër, sekuestrohet kanabis, ndalohen 16 klandestinë

23/10/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës vijon operacionet për ndalimin e klandestinëve,
që kalojnë tranzit në vendit tonë për në vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, uniformat blu kanë
ndaluar 16 shtetas të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Klandestinët kishin ardhur nga Sudani dhe Eritrea dhe janë ndaluar në fushën pranë qytetit. Ndërkohë po mengjesin e te merkures policia ka sekuestruar 30 kg kanabis, në aksin rrugor Jergucat-Gjirokastër. Droga që vinte nga Lazarati, po transportohej me një makinë tip Benz pa targa, që drejtohej nga një person i identifikuar nga policia, por ende i lirë.

Sapo ka pikasur se po ndiqej nga policia i riu ka braktisur lëndën narkotike pranë fshatit Grapsh dhe është larguar në fshatrat e Dropullit duke i shpëtuar policisë.

Policia njofton se ka identifikuar transportuesin e drogës dhe po punohet për kapjen e tij.

Top Channel