Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Google pritet të nxjerrë në treg orën inteligjente të quajtur “Gem” më
31 tetor, duke dhënë shembullin e radhës se gara për risitë teknologjike
nuk po njeh kufij.
Në internet kanë qarkulluar disa modele të pakonfirmuara të produktit në fjalë, të cilat thuhet se ngjasojnë me orët e prodhuar nga selia e Mountain View.

Ndërkohë, edhe një tjetër kompani e njohur që ofron shërbimet online duket se nuk do të mbetet pas. Sa vijnë e bëhen më të vërtetë zërat për debutimin e Amazon me një telefon smart.
Falë informacioneve të mbledhura nga “Financial Times”, zërat e korridoreve janë kthyer në një projekt, ende jo zyrtar, por më të strukturuar.
Flitet se emri i kompanisë që do të realizojë modelin e telefonit për kompaninë e Jef Bezos është taivanezja “HTC”. Lajmi i publikuar në “FT” është pasuar nga lajme të tjera në rrjetin “Bloomberg”.
Top Channel