Seria A, Interi mposht Fiorentinën

26/09/2013 00:00

Interi ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Serisë A duke u ngjitur kështu në vendin e dytë të klasifikimit me 13 pikë, dy më pak se Roma.

Skuadra e Mazzarrit përmbysi golin e Rossit, i cili kishte kaluar në avantazh miqtë në San Siro me anë të 11-metërshi (60’), duke marrë një fitore shumë të vlefshme për moralin.

Cambiasso (72’) dhe Jonathan (83’) shënuan dy golat për zikaltërit, të cilët barazojnë me pikë Napolin dhe Juventusin.

Pas kësaj humbjeje, Fiorentina mbetet në vend të pestë me 10 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA