“Nëpunësi”, debate në Kuvend

26/09/2013 00:00

Seanca e vendosur për të miratuar Komisionet e përhershme Parlamentare
është shndërruar në replika mes kreut të Kuvendit Ilir Meta, Ilir Meta
dhe ish-Kryeministrit Berisha, që pavarësisht se nuk bën pjesë në
strukturën drejtuese të demokratëve në Kuvend, u bë sërish protagonisti i
qëndrimit politik të opozitës.

Berisha i bëri thirrje mazhorancës të mos shtyjë hyrjen në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil, një nga tre ligjet e miratuara me konsensus sesionin e shkuar, i renditur tek kushtet e Brukselit për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Zoti bashkëkryetar i mazhorancës, një alarm i madh që bie, një vendosmëri të bashkëkryetarit Rama për të shtyrë me cdo kusht statusin nga muaji dhjetor, vetëm e vetëm për të mos iu atribuar Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj. Zoti bashkëkryetar keni emëruar këto ditë në krye të Departamentit të Administratës Publike, njeriun besnik të bashkëkryetarit tjeter. Keni 50 për qind të punonjësve në atë Departament, socialistë të thekur, por njerëz të ndershëm, të zotë, të aftë që kanë shërbyer me dinjitet të madh tetë vite”, tha Berisha.

“E vlerësoj shumë shqetësimin tuaj, bashkëkryetar i opozitës, për t’u ndalur dorën e socialistëve që kanë ardhur në pushtet që të mos heqin socialistët që ju i keni mbajtur në administratë”, tha meta.

Mazhoranca ka pranuar kërkesën e demokratëve si çështje qe nuk ishte parashikuar ne rendin e dites, shtyrjen per seancen e radhes miratimin e aktit formal te largimit nga detyra te ish-anetareve te KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla, te cilet dhane doreheqjen para zgjedhjeve, por qe Parlamenti nuk i solli per votim ne seance atehere. Ilir Meta tha se rregullorja do te respektohet ne te gjitha rastet, duke bere vetem nje perjashtim.

“Unë e mbyll këtë çështje këtu, vetëm mos kërkoni ta respektoj gjithnjë rregulloren kur flet Berisha, ne kemi bërë përjashtim për Zotin Berisha dhe do të vazhdojmë të bëjmë disa përjashtime dhe besojmë që ai do ta shfrytëzojë këtë hapësirë në mënyrën më konstruktive”, tha Meta.

Parlamenti votoi sipas konsensusit paraprak mes paleve, ngritjen dhe perberjen e tete Komisioneve te perhershme Parlamentare. Opozita do te drejtoje tre tilla. Ish-kryeministri Berisha nuk do te jete pjese e tyre, ndersa ish-kryeparlamentarja Topalli ka zgjedhur te beje pjese ne Komisionin e Jashtem.

Me 105 vota pro eshte zgjedhur Vangjel Dule, nenkryetar i Kuvendit, i propozuar nga mazhoranca duke perbere edhe rastin e pare qe nje perfaqesues i minoritetit te jete ne strukturen drejtuese te legjislativit.
Dule mori votat edhe te përfaqësuesve deputeteve demokrate, pervec kater prej tyre dhe votat kunder te deputeteve te PDIU.

Top Channel