11 grupe kryengritësish islamikë në Siri shpallën se duke nisur nga e mërkura do të pushojnë së njohuri autoritetin e Frontit Kombëtar Sirian, grupit kryesor të rezistencës kundër presidentit Bashar al-Assad.
Në një deklaratë të përbashkët të këtyre grupeve, gjithashtu i bëhej një thirrje opozitës që ajo të bashkohej nën një vizion të ardhshëm islamik për vendin.
Muxhahedinët dhe luftëtarët e tjerë të organizatave radikale sunite po rrisin vazhdimisht kontributin dhe ndikimin e tyre në luftën civile, ndërsa numri i luftëtarëve ka arritur në disa mijëra.
Mes firmëtarëve të këtij blloku prej 11 lëvizjesh islamike, përfshihet edhe Fronti i Al-Nusrës, e parë në perëndim si një organizatë terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën.
Lista e plotë e firmëtarëve përfshin organizatat Al-Nusra, Ahrar al-Sham, Liëa al-Taëhid, Liëa al-Islam, Suqur al-Sham, Harakat Fajr al-Sham al-Islamiya, Harakat al-Nour al-Islamiya, Kataib Nour al-Din al-Zinki, Liëa al-Ansar, Tajammu Fastaqim Kama Ummirat – Aleppo, Divizioni i 19.
Në një deklaratë të postuar në internet, organizatat zotohen që të bashkohen së bashku nën sheriatin (ligjin fetar) për t’i kthyer Sirinë muslimanëve të vërtetë, ndërsa theksuan se nuk do të njohin më autoritetin e Frontit Kombëtar Sirian, i cili sipas tyre vjen me lidera të caktuar nga jashtë dhe që i kushton më shumë rëndësi lidhjeve ndërkombëtare, se sa luftës në terren ndaj “diktatorit” al-Assad.
Selia e FSK-së ndodhet që prej vitit 2012 në Stamboll.
Top Channel