“The Voice”, formati më i mirë “reality-show”

23/09/2013 22:25

Formati i njohur në të gjithë botën si “ The Voice”, i transmetuar nga televizioni amerikan NBC mori çmimin Emmy “si gara më e famshme reale”, në ceremoninë e zhvilluar në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara.

Kompeticioni i talenteve të muzikës është i njohur edhe në Shqipëri përmes të njëjtit format, tashmë i mirënjohur “The Voice of Albania” që transmetohet në “Top-Channel”.

John de Mol iu bashkua stafit prodhues amerikan për të marrë çmimin në “Teatrin Nokia”, të tejmbushur me njerëz.

Kjo fitore vjen një ditë përpara nisjes së edicionit të pestë të “The Voice” në televizionin “NBC”.

Juria është e përberë nga këngetarët: Christina Aguilera; Si Lo Green, Adam Levigne dhe Bleke Shelton, që do të jenë trajnerët e talenteve më të spikatur të muzikës.

Marrja e këtij çmimi është kurorëzimi i famës së “The Voice”, një projekt që mori jetë në Holandë, tre vjet më parë dhe prej kësaj kohë është cilësuar si një stuhi e furishme me 55 prodhime lokale, e transmetuar në 150 vende të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA