Santana rrezikon jetën, e zuri gjumi në timon

18/09/2013 18:00

Një prej kitaristëve dhe këngëtarëve më të njohur të botës, Carlos Santana, rrezikoi jetën në një aksident rrugor në të cilin u përfshi një javë më parë.

Ndonëse disa media raportuan në fundvajë se 66-vjeçari ishte përfshirë në një aksident rrugor të parëndësishëm, revista amerikane gossip “TMZ” tregoi nëpërmjet fotove se jo vetëm që aksidenti nuk kishte qenë “një gërvishtje”, por ishte aq serioz sa që këngëtari mund të ndihet me fat që shpëtoi paq prej.

Njëkohësisht, burime të cilësuara nga revista si të “mirëinformuara” bëjnë me dije se arsyeja e aksidentit nuk kishte qenë një mungesë vëmëndje momentale e Santanës, por mbilodhja.

Sipas këtij raportimi, Santana ishte përgjumur duke drejtuar makinën e tij në Los Anxhelos dhe kështu kishte humbur kontrollin e automjetit me një shpejtësi të konsiderueshme.


Makina e aksidentuar e Santanes

Për fatin e 66-vjeçarit, dy makina të parkuara i kishin shërbyer si “dyshek” Santanës, pasi në impaktin e automjetit me to, makina kishte humbur shpejtësi duke u përplas butësisht më pas me murin e një vile private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA