Policia Bashkiake bllokoi punën në tregun e fruta-perimeve në Tiranë i vendosur prej 14 vitesh tek ish-uzina Dinamo, ku janë të punësuar 5200 persona.

Ky veprim zemëroi mbrëmjen e së hënës tregtarët e 300 subjekteve që ushtrojnë aktivitet të licensuar. Ata thanë se kanë  lidhur jetësën me këtë treg dhe duke kundërshtuar vendimin e bashkiakëve për mungesën e higjienës në këtë mjedis, bllokuan rrugën si e vetmja zgjidhje, sipas tyre, për largimin e makinave të Policisë Bashkiake të cilat pengonin hyrjen e tregut.

Dilaver Rexhepi, avokati që mbron të drejtat e tregtarëve ngre pretendimin se ndalimi aktivitetit në këtë treg është i jashtëligjshëm pasi Policia Bashkiake nuk i ka dorëzuar një akt bllokimi.

“Policia Bashkiake në aktin që kanë vendosur ata për të bërë disa riparime, disa rregullime ku janë gjetur të meta, Policia Bashkiake vjen pa asnjë lloj urdhëri. Pra si rregull është që Policia Bashkiake është mbështetëse e atij subjekti që ka dhënë një urdhër dhe kërkon t’i ekzekutohet vendimi. Këta kanë bllokuar derën që në mëngjes. Ne u themi, dakort zbatoni detyrën por sillni urdhërin. Kush ju ka urdhëruar që t’i vini në mbështetje?”, thotë zoti Rexhepi.

Ndërsa Bashkim Koçi, përgjegjësi i seksionit të tatim-taksave në Policinë Bashkiake jep këtë version për situatën e krijuar.

“Nuk kemi bllokuar aktivitetin tregtar. Çdo makinë, çdo furgon, cdo mjet që mund të futet, mund të ngarkohet me mall siç e parashikon rregullojra e vendosur nga pronarët e tregut. Ne jemi në zbatim të një urdhëri që kemi nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit më 28 gusht dhe administratorët e tregut e zotërojnë këtë urdhër prej kohësh”, thotë zoti Koçi.

Tregtarët e lidhin bllokimin e tregut me një tjetër arsye, atë të zhvendosjes nga Bashkia në një tjetër mjedis në dalje të Tiranës, që ka përfunduar së ndërtuari pak kohë më parë.

Per zgjidhjen e kesaj situate, mberriti Drejtori i Policise se Tiranes, Bernard Çaushaj, ku fillimisht u perforcuan sherbimet policore per te shmangur incidentet mes Policise Bashkiake dhe tregtareve. Pas nje komunikimi te gjate te Policise Bashkiake, Vullnet Topalli u gjet nje zgjidhje provizore.

“I bej nje apel shoqerise, i bej nje apel edhe tregtareve, qe ne momentin qe ato kane te qarte kete shkrese nga Inspektoriati Sanitar Shteteror, qe lidhet drejtperdrejt me shendetin e qytetareve, te marrin masat dhe te mos vijne e te perplasen me punonjesit e Policise, te marrin masat dhe te nderpresin kete aktivitet qe per momentin eshte i paligjshem nga ana shendeteore dhe eshte jashte kushteve higjieno-sanitare dhe demton rende shendetin e qytetareve te Tiranes”, tha Topalli.

“Tregtaret e pakices do te tregojnë tek seksioni A, nese tregtaret e shumices nese do te plotesojne kushtet tek seksioni B, do te vazhdojne”, tha Caushaj.

Pas sdy oresh te bllokuar tregtaret kane vijuar punen ne treg, duke larguar mjetet motorrike qe kishin bllokuar rrugen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA