Eurobasket, eliminohet Greqia

16/09/2013 00:00

Dita e fundit e kampionatit të 38 Europian të basketbollit për meshkuj ishte përcaktuese për të mësuar ekipin e fundit që do të fitonte të drejtën për t’u kualifikuar nga grupi F, grup ku kanë fituar të drejtën për të shkuar më tej Kroacia, Sllovenia dhe Italia.

Enigma e fundit pritej të zgjidhej nga dy sfidat Kroaci – Greqi dhe Itali – Spanjë, që do të zgjidhnin përfundimisht edhe dilemat rreth kampionëve në fuqi dhe ekipit helen.

Grekët të cilët kishin fituar katër përballjet e fundit me kroatët  nuk e nisën edhe aq mirë takimin, sidoqoftë në fund të periodës së parë morën kryesimin 17-16.

Në periodën e dytë skuadra e Xhasmin Repesas dominoi në tabelë me gjigantin Ante Tomiç duke shkuar në interval me avantazhin minimal 36-34. Në fakt ishte perioda e vetme që fitoi në kohë të rregullt Kroacia, sepse dy të tjerat ashtu si edhe e para u fituan me një pikë nga helenët, në një ndeshje ku epërsia më e madhe për kroatët nuk i kaloi 6 pikët, ndërsa Greqia pati momentet e saj të mira duke shkuar deri në +5.

Greqisë i nevojitej patjetër fitorja dhe ekipi i Trinchier-it iu afrua ndjeshëm, gjithsesi në disavantazhin e tre pikëve, 25 sekonda para fundit, ylli i kroatëve Bogdanoviç gjeti koshin e barazimit me një bombë nga jashtë harkut, ndërsa shumë pranë sirenës depërtimi i fundit i Zisis pasi u përplas dy herë në pjesën e brendshme të koshit doli duke i lënë të zhgënjyer 2 herë Kampionët e Europës, ndërkohë që ndeshja u mbyll përfundimisht me shifrat 92-88 për kroatët.

Greqia tashmë mbetet jashtë dhe përfundimisht falë fitores në grup në kohën shtesë ndaj vendit organizator, Kroacia mbyll grypin F në vendin e parë duke prenotuar në çerekfinale ndoshta ekipin më të dobët nga 8 skuadrat finaliste Ukrainën, ndërsa Sllovenia e përfundon aventurën e kësaj faze në pozicionin e dytë dhe do të jetë pikërisht skuadra që të ndeshet në fazën e knock out-it me përfaqësuesen e Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA