4 orë në internet dhe më shumë, por po aq para ekranit televizorit dhe
pak kohë nën shoqërine e prindërve. Kështu po rriten fëmijët sot, pa e
ditur dhe pa e kuptuar se po dëmtohen nga vetë prindërit, të cilët kompjuterin, telefonët, por edhe televizorin e përdorin si mjete
argëtimi apo si mënyrë për të zënë kohën, në mungesë të aktiviteteve të
tjera.

“Nuk kemi vende të tjera ku të shkojmë, ndaj e kalojmë kohën e lirë me këto pajisje teknologjike. Një orë e gjysmë qëndroj para tabletit, rreth një orë para kompjuterit dhe më pas shoh televizor”, thotë një fëmijë.

Jo se nuk duan të argëtohen ndryshe, por në fakt kaq hapësire ka sot për ta. Oborret para pallateve janë betonizuar dhe shndërruar ose në lokale, ose në vendparkime. Këndet e lodrave private janë me pagesë dhe nuk frekuentohen shpesh, pasi jo të gjithë ia dalin, si nga mundësitë ekonomike, ashtu edhe për shkak të kohës fizike, ndërsa dëshira për librin është zbehur.

“Nuk ka ambiente për të luajtur poshtë pallatit, prandaj merremi më shumë me internetin, me lojëra elektronike”, thotë një tjetër fëmijë.

“Këtu ka plot lokale, por nuk ka ambiente për të luajtur. Kohën e lirë e kaloj në shtëpi duke parë shumë televizor”, thotë një vajzë e vogël.

Me te shqetesuar jane gjysherit, që deri diku justifikojne edhe prinderit, te cilet te dhene pas karrieres apo te perfshire ne biznese private nuk kane mundesi te ndjekin femijen dhe mirerritjen e shendetshme te tyre.

“Fëmijët nuk kanë ku të luajnë, gjithë pallati është rrethuar me makina, që madje parkojnë edhe mbi trotuarë. Nuk ka vullnet për t’i kënaqur fëmijët dhe për t’i bërë ata sa më shkathët dhe të komunikueshëm me njëri-tjetrin në radhë të parë. Fëmijët janë gjithnjë të frenuar dhe jo të clirët të luajnë lojëra të moshës së tyre”, thotë një grua e moshuar.

Qendrimi me ore te gjata para kompjuterit apo televizorit kushtezon femijen te qendroje ne te njejten pozicion, qe sipas mjekeve demton syte, shtrembëron shtyllën kurrizore çka sjellin dhimbje koke dhe shpesh prindit i thuhet nga mësuesi se fëmija është i papërqendruar, pa identifikuar dot shkakun.

“Nga qëndrimi i papërshtatshëm ndodhin shumë gjëra, dhimbja e syve, shtrembërimi i kolonës, lodhja e shpatullave, shpërqendrimi, prishja e gjumit, i cili është një element i jashtëzakonshëm për të filluar një ditë të re fëmija. Nëqoftëse fëmija është i lodhur dhe nuk arrin të çlodhet me gjumin, atëherë  ai përgatit një ditë më të keqe. Duke qenë se indet tona vuajnë, atëherë nuk diskutohet që fëmija bëhet më i prekshëm edhe ndaj sëmundjeve të tjera”, thotë ortopedi Apostol Vaso.

Sipas nje studimi te bere ne Amerike per shkak te lojrave elektronike 90 % e femijeve jane bere agresive. Por lojerat elektronike ndikojne edhe si shkak i obezitetit.

“Lojërat elektronike ndikojnë deri në ndryshimin e bazës kimike të trurit, sidomos ato që kanë përmbajtje dhunë dhe agresioni. Rrezikon mbylljen sociale një fëmijë, i cili ka shokun e vetëm kompjuterin, një shok elektronik me të cilin ka një marrëdhënie thjesht të heshtur. Mbyllja sociale i çon ata deri në simptoma të depresionit. Mendohet të jetë agresiv me veten, me prindërit me veten dhe me shokët, por thjesht nëqoftëse do të pikasim thjesht një shprehje të vetme nga ata do të kuptojmë se janë të ndikuar nga lojërat elektronike, pse jo edhe nga televizori”, thotë psikologia Orjola Pampuri.

Mjeke dhe psikologe kerkojne nga prinderit te tregojne kujdes dhe t’i nxisin femijet drejt aktivitetit fizik dhe librit, duke toleruar vetem 30 deri 60 minuta para çdo lloj ekrani.

Top Channel