Suedi, grabisin fast-food-in, bëjnë foto për Facebook
29/07/2013 00:00
Dy vajza suedeze të akuzuara për grabitje kanë pozuar së bashku me fytyrë të mbuluar dhe me thikë në dorë para pasqyrës.
Policia e ka gjetur këtë foto në celularin e njërës prej tyre duke pasur provën e qartë se kushërirat ishin përgjegjëset për grabitjen e 250 eurove në një fast-food në Halmstad.
Sipas gazetës ‘Aftonbladet’, në muajin mars vajzat kanë kërcënuar me thikë punonjësin e fast-food-it, i cili është bindur menjëherë dhe ka hapur arkën.
Vetëm njëra prej vajzave ka mbushur 17 vjeç dhe pikërisht ajo mund të dënohet.
Top Channel